Politikë

Várhelyi: Reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet sa më shpejt nga Parlamenti

Komisioneri për Zgjerimin në BE Olivér Várhelui reagon përmes statuseve në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore në Shqipëri. “Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.”-shkruan Varhelyi në reagimin e tij.