Politikë

Vasili: “Diplomacia Ekonomike” është vetëm një farsë

Edhe Kreu i grupit parlamentar të LSI, deklaroi se aktiviteti “Diplomacia Ekonomike” është vetëm një farsë përsa kohë krimi është ulur në krye të qeverisë dhe përzë investimet e huaja. Sipas Petrit Vasilit, nuk ka asnjë dyshim se droga dhe krimi të bërë njësh me pushtetin po e shkatërrojnë vendin dhe përgjegjës për këtë është vetëm kryeministri.