Rajoni

Vazhdon dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen në këto çaste në Bruksel, për herë të parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Takimi i sotëm pason një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell u bëri thirrje të dyja palëve “që t’u qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit.