Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, arrestohen 2 mjekë në Elbasan

Policia e Elbasanit arrestoi mbrëmjen e sotme dy mjekë për vdekjen e një 25-vjeçareje në maternitetin e Elbasanit. Në pranga janë vënë kardiologu Mehmet Ivaj dhe reanimatori Nikollaq Thano. Rexhina Debrova nga Cërriku, ndërroi jetë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë. Familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.