Sport

Vdes Niki Lauda, legjenda austriake e Formula 1

Tri herë kampioni i botës i Formula 1, Niki Lauda ka vdekur sot në moshën 70 vjeçare. Legjenda austriake, një nga figurat më të njohura në garat e shpejtësisë, mori titullin me Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe me McLaren në 1984. BBC shkruan se për shumë njerëz, ai mbahet mend për shërimin e tij të shpejtë dhe kthimin në gara pasi u dogj në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.