Showbiz

Vedat Ademi publikon sonte këngën e re

Vedati Ademi ka surpizuar të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, duke ju treguar se sonte do të publikohet projekti më i ri muzikor.

Edhe pse para disa ditësh kishte lajmëruar fansat se po punonte për këngën e tij të re, Vedati nuk ka dhënë detaje rreth këngës, se si do të titullohet, nëse do të vijë vetëm apo një bashkëpunim.

“Edhe pak orë na ndajnë nga prezantimi i këngës sime të re. Premierë sot në orën 19:00. Në pritje…”, shkruan bashkangjitur një fotografie të postuar.