Aktualitet

Veliaj: Brenda 5 vitesh Tirana do të ketë ujë 24 orë

Kryebashkiaku i Tiranës garanton se brenda 5 vitesh kryeqyteti do të ketë ujë 24 orë. Veliaj tha se për të garantuar furnizimin pa ndërprerje është i nevojshëm investimi dhe në këtë kuadër justifikon edhe rritjen e çmimit të ujit me 20 lekë për metër kub. Kryebashkiaku tha se kjo rritje nuk e rëndon xhepin e qytetarëve.