Politikë

Vendimi për bandën e Shullazit, reagon PD: Të burgosej edhe deputeti Çyrbja!

Reagon Partia Demokratike pas dënimit të Emiliano Shullazit dhe grupit të tij nga Gjykata për Krime të Rënda. Opozita thotë se se dënimi ndaj këtij grupi kriminal do të ishte më i rëndë nëse nuk do të kishte mbështetjen e qeverisë. Sipas demokratëve, në burg bashkë me Shullazin duhet të ishte edhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, që për ta është anëtari me pushtet politik i bandës kriminale. “Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Jurgis Çyrbja, shumë shpejt do të kenë fatin e Shullazit!” deklaron Selia Blu.