Rajoni

Veseli: Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spastrimin etnik!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, tha sot se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik të Serbisë. Kadri Veseli i bëri komentet për gazetarët në Hagë, ku përfundoi intervistimin para Prokurorisë së Specializuar për krime të luftës në Kosovë. Veseli, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk tregoi se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokurorët në Hagë. Dhomat e Specializuara, deri më tani, kanë ftuar mbi 100 persona për intervistim, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.