Aktualitet

Vështirësi për regjistrime në shkolla

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të regjistrimit në shkolla, një pjesë e prindërve hasen me probleme të shumta. Në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, procesi i regjistrimit ka mbetur pezull për disa fëmijë. Shkollat “Ardian Klosi”, “Besim Muça” “Hasan Tahsim” dhe ajo “E Kuqe”, janë të përfshira në projektin e ofrimit të shërbimit pas shkolle.  Paralelisht  me regjistrimin e nxënësve, vijon normalisht edhe procesi i shpërndarjes së librave.