Rajoni

Vetëvendosje dhe LDK bashkë për të qeverisur

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bien dakord mbi fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Pas takimit të sotëm, Albin Kurti tha se “U pajtuan të qeverisin bashkë”. Duke vënë në dukje se “Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë mjaft të larta”, Kurti foli për një qeveri sa më efikase e një shtet sa më të fuqishëm. Ndërkaq, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, u shpreh se “Të dyja partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë”. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit, Vetvendosje u rendit e para, LDK-ja e dyta.