Rajoni

Vetëvendosje-LDK, larg në qëndrime

Pozicionet e LDK-së dhe Vetëvendosjes duken më larg se kurrë, duke zbehur edhe arritjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes. Edhe pse Albin Kurti e theksoi sërish se vulosja e një ujdie është e domosdoshme, Isa Mustafa u shpreh se partia e Kurtit po vepron me logjikë lufte. “Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës pushtohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por pjesën që kam pushtuar, kjo mbetet e imja”, ka thënë Mustafa. Nga ana tjetër LDK nuk dha asnjë shenjë tërheqjeje nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që aktualisht e mban Glauk Konjufca ngaVetëvendosje.