Aktualitet

Vettingu, ja kur do të jepet vendimi për ish-prokurorin e Krimeve të Renda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përfundoi shqyrtimin e rastit për anëtarin e KLP-së, Gentian Osmani, pas ankimimit të Komisionerit Publik që kërkon shkarkimin. Vendimi pritet të jepet më 24 korrik. Ish-prokurori i Krimeve të Rënda është i dyti nga anëtarët e KLP-së pas Antoneta Sevdarit që ka dalë para KPA-së.