Aktualitet

Vettingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi vendosën se ai nuk justifikon pasurinë. Gjyqtari nuk justifikonte një truall të blerë në Pogradec dhe një apartament. Ndërkaq po sot, KPK konfirmoi në detyrë Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja që hetoi Bashën për abuzimet me rrugën Durrës-Kukës.