Mark Zuckerberg ka zbuluar një truk digjital i cili mund të bëjë që çdokush të thotë gjithçka.
Në “Instagram” u ngarkua një video “deepfake” e Mark Zuckerberg, e cila nxiti spekulime sesi kompania do të reagojë ndaj kësaj shpifjeje ndaj themeluesit dhe CEO të saj.
Një video e përpunuar në bashkëpunim midis artistëve dhe një agjencie reklamash për “Sheffield Doc/Fest, luan një rol të rëndësishëm në reputacionin autokratik të Zuckerberg.
Kohët e fundit,në rrjetin social “Facebook” është publikuar një video e manipuluar dhe e redaktuar, e udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi. Një video ky Pelosi shfaqet e dehur dhe është parë nga miliona persona.
Videot e manipuluara janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Fillimisht, teknologjia u përdor kryesisht për të futur të famshëm në pamjet pornografike.
Manipulimi vizual nuk është asgjë e re, ajo ka qenë gjithmonë një formë e fuqishme e propagandës ose një mjet për të mashtruar.