Bota Lifestyle

Vijojnë përpjekjet për të shuar zjarrin në portin e Ankonës

Ende vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarrin që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në portin italian të Ankonës. Flakët ranë në një kapanon për arsye të panjohura e në ndihmë të zjarrfikësve të Ankonës shkuan dhe të Maçeratës e Pezaros. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar ndërsa një re e madhe tymi ka mbuluar zonën. Autoritetet italiane iu bënë thirrje banorëve në Ankona të mbajnë dritaret mbyllur e të kufizojnë lëvizjet.