Sport

Vijon bojkoti i Kategorisë Superiore

Kategoria Superiore duhej të vijonte sot me ndeshjet e Javës së Dytë të sezonit të ri, por Kampionati ende nuk ka startuar pasi Liga Profesioniste e Futbollit i dërgoi një listë me 4 kërkesa qeverisë dhe pret plotësimin e tyre. Sot u vendos që të gjitha skuadrat të zbresin në fushë në orën 16:00, siç e parashikonte kalendari, veçse jo për të luajtur futboll, por për të protestuar. Kapitenët do të lexojnë edhe nga një deklaratë që konfirmon bojkotin.