Rajoni

Vijon greva e arsimtarëve në Kosovë

Në Kosovë, ende nuk është arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe arsimtarëve, që prej 4 ditësh janë në grevë, pasi kërkojnë rritje të pagave me 30%. Aktualisht, projektligji “Për pagat” po shqyrtohet në Komisionin Kuvendor të Administratës Publike. Në të gjithë Kosovën, numërohen rreth 23 mijë mësues.