Showbiz

Viktor Zhusti vlerësohet me çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar

Aktori i talentuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Viktor Zhusti ka triumfuar në “Festivalin e Filmit” në Irak.

Me pjesëmarrës prej 154 filmash nga 78 shtete të botës, aktori shqiptar arriti të rrëmbejë çmimin ‘Aktori më i Mirë’ për rolin e tij në filmin “Delegacioni”.

Në këtë film ai është protagonisti, një intelektual i burgosur i cili pranon të sakrifikohet në vend që të bëhet vegël dhe lojë e pushtetit.

Ky film gjithashtu është vlerësuar me çmimin ‘Best Feature Film” në Trieste dhe çmimin “Grand Prix” në Varshavë.