Showbiz

Vladimir Putin kundër muzikës ‘rap’, i gatshëm ta ndalojë ligjërisht në Rusi

Në një mbledhje me këshilltarët e kulturës në Shën Pjetërburg, Vladimir Putin bëri disa deklarata shqetësuese rreth muzikës ‘rap’ që po përhapet me shpejtësi edhe në Rusi.

Duke qenëse ky zhaner muzikor pëlqehet dhe promovohet shumë nga të rinjtë, kreu i shtetit Rus mendon se këta të fundit ndikohen shumë nga repistët por jo në një konotacion pozitiv.

Ai mendon se muzika ‘rap’ duhet të ndalohet në Rusi por nëse nuk e arrijnë dot këtë gjë atëherë drejtuesit kulturorë duhet të përpiqen ta mbajnë nën kontroll.

Sipas tij ‘rap-i’ mbështetet në 3 tema kryesore, seksi, droga dhe protestat dhe Putin nuk është aspak dakort që të rinjtë dhe qytetarët e Rusisë të ndikohen nga këto tema sidomos nga ajo e drogës.

Për të kjo rrymë muzikore është rruga drejt degradimit të kombit të tij.