Sport

Vllaznia pret Kukësin, me veshë nga Kamza, Partizani e Luftëtari luajnë Europën

Kategoria Superiore rikthehet sot me ndeshjet e Javës së 35-të, e parafundit e sezonit që mbyllet më 26 Maj. Në orën 16:00 nisin të luhen takimet Vllaznia-Kukësi, Kamza-Laçi, Flamurtari-Partizani, Luftëtari-Skënderbeu e Teuta-Lushnja. Vëmendja përqëndrohet në Shkodër e Kamëz. Vllaznia është me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe në sfidën e sotme me Kukësin duhet të marrë 3 pikët e njëkohësisht të shpresojë në humbjen e Kamzës në përballjen me Laçin.