Aktualitet

Vlorë, bllokohen 2130 kg mish pule me salmonelë

Një sasi prej 2130 kg mish pule me prezencë salmonelë është bllokuar nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë. Kjo drejtori kishte informacion se ngarkesa me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia ishte me prani mikrobiologjike. Kjo ngarkesë do të qëndrojë e bllokuar deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.