Aktualitet

Vlorë, prokuroria sekuestron 48 mijë m2 tokë në Vuno

Prokuroria e Vlorës sekuestroi 48 mijë m2 tokë në Vuno. Sekuestrimi është bërë me urdhër gjykate pasi nga hetimet ka rezultuar e përfituar me dokumente false. Mësohet se toka është në pronësi të  shtetasit të identifikuar nga organi i akuzës si A. Dhimogjika dhe hetimi mbi këtë sipërfaqe tokë kishte nisur një vit më parë. Pjesa më e madhe e tokës gjendet në bregdetin e Dhërmiut.