Aktualitet

Vodhi kosovarët, arrestohet një polic i burgut të Fushë Krujës

Arrestohet për vjedhje një polic në burgun e Fushë Krujës. I arrestuari është shtetasi Sokol Pjetërgjoka. Ky i fundit dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi kosovar 800 euro, të cilat i janë gjetur në kasafortën e burgut . Shtetasi kosovar e denoncoi humbjen e parave dhe sipas përshkrimit të dhënë u bë i mundur dhe identifikimi i Pjetërgjokës. Vjedhja ndodhi teksa shtetasi kosovar po e dërgonte punonjësin e policisë me makinën e tij, në vendin e punës.