Rajoni

Vuçiç: Ishim vetëm para NATO-s, na morën territorin tonë!

Pas Prishtinës, edhe Beogradi shënoi 20 vjetorin e sulmeve ajrore të natës që detyruan Serbinë të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe ti japë fund konfliktit që mori mijëra jetë njerëzish. Ceremoni përkujtimore u mbajtën në të gjithë vendin me atë më kryesoren, në qytetin jugor të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç. Ky i fundit tha se se atë kohë ata ishin të vetëm përballë NATO-s.

“Në ishim të vetëm përballë fuqisë më të madhe ushtarake në botë, koalicionit të të pasurve dhe të fuqishmëve, përballë 22 mijë tonëve bomba dhe raketa dhe përballë qëllimit të tyre të dukshëm; të na mundnin dhe të na poshtëronin ne dhe t’ia jepnin një pjesë të territorit tonë, dikujt tjetër”, tha ai.