Rajoni

Vuçiç: Kërkesat e Kosovës të pakuptimta

Por presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cilëson “të pakuptimta” kërkesat e Kosovës.  Video-samitin e Parisit e quajti “të vështirë” dhe vuri në dukje se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por jo për të pranuar ultimatume. Të djelën zhvillohet një tjetër konferencë virtuale, ndërsa të enjten më 16 Korrik pritet takimi  Hoti-Vuçiç për vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Krahas presidentit francez Macron e kancelares gjermane, Merkel, në samitin e Parisit gjithashtu marrin pjesë kryediplomati europian Borrell dhe i dërguari i Unionit për Ballkanin Perëndimor, Lajçak.