Rajoni

Vuçiç: Serbia s’është në pozitën e refuzimit, më 2 shtator jemi në Uashington

Presidenti i Serbisë konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Uashington për t’u takuar me udhëheqësit e Kosovës. Aleksandër Vuçiç tha se vendi i tij nuk është në pozicion për të refuzuar takime. Sipas tij, temë kryesore e këtij takimi do të jetë ekonomia dhe Serbisë i intereson kjo çështje.