Rajoni

Vuçiç: “Taksa ndaloi ndarjen e Kosovës”!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për herë të parë ka pranuar se vendosja e taksës 100% nga Kosova, ka parandaluar arritjen e marrëveshjes për ndarjen e kësaj të fundit, me të cilën Serbia do të merrte jo vetëm veriun por dhe Anamoravën. Në një intervistë për një medium serb, Vuçiç ka deklaruar se vendosja e taksës është bërë me përkrahjen e një vendi të fuqishëm perëndimor. Ai tha se ky ka qenë shansi më i madh për Serbinë, por është humbur.