Rajoni

Vuçiç: Vonesa në dialogun me Kosovën mund t’i fusë flakën rajonit!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se, dështimi për të ringjallur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Çdo ditë e zvarritjes, çdo ditë dhe çdo javë e zvarritjes, mund të krijojë mundësi në të cilat një shkëndijë mund t’i fusë flakën tërë rajonit. Vendet perëndimore, që e përdhelin Prishtinën, duhet ta dinë këtë shumë mirë”, tha ai. Presidenti serb shfaqi bindjen se së shpejti mund të ketë disa nisma të reja gjermano franceze apo evropiane rreth kësaj çështjeje. Momentalisht bisedimet janë pezulluar për shkak të taksës 100% ndaj mallrave serbe .