Rajoni

Xhamajka nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Xhamajka mohon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lajmin e konfirmon Ministrja e Punëve të Jashtme, Kamina J.Smith, një ditë pasi Hashim Thaçi falenderoi Xhamajkën. Në një postim në Twitter, Smith shpërndau një deklaratë të presidentit të Kosovës, i cili theksonte se kjo ishte pasojë e një lobimi disa vjeçar. Por shkruan se vendi i saj nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.