Sport

Xhudistet kosovare sigurojnë tri medalje në Uzbekistan

Delegacioni i Kosovës ka regjistruar rezultate mbresëlënëse në xhudo, në turneun e Tashkentit që u zhvillua në Uzbekistan. Majlinda Kelmendi nuk i zhgënjeu parashikimet, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në finalen e peshave deri në 52 kilogramë duke mposhtur xhudisten nga Zvicra, Evelin Tshop. Kelmendi fitoi medaljen e artë pas rreth një viti e gjysmë pauze. Kosova shkëlqeu në tapet edhe në disiplinën 48 kilogramë, aty ku edhe Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, duke mundur në finale hungarezen Eva Tsernovksi. Kampionia e Evropës, Nora Gjakova fitoi të argjendtën në kategorinë deri 57 kilogramë, pasi në finale u mund nga gjermanja, Theresa Stoll, ndërsa në përgjithësi fitoi tri luftëra.