Showbiz

Young Zerka më në fund pranon lidhjen me Ronela Hajatin?!

Prej vitësh dyshja e artistëve, Young Zerka dhe Ronela Hajati janë përfolur për një lidhje të mundshme dashurie që gjithmonë e kanë mohuar publikisht.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive.al”, këngëtari shumë i dashur i publikut mund të ketë konfirmuar atë çfarë tashmë dihej në heshtje.

Sigurisht ai u pyet mbi raportin që ka me këngëtaren dhe Zerka tregoi se ata kanë ‘çelësat e njëri-tjetrit’.

“Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë. Jemi tek i njejti çelës bashkë” ,-tha Zerka gjatë intervistës së tij duke konfirmuar kështu atë çfarë aludohej prej kohësh në media.