Bota

YouTube ndalon kamerat e fshehta me përmbajtje të rrezikshme

Kompania YouTube do të ndalojë publikimin e videove që regjistrojnë sfida të rrezikshme apo nxisin dhunë. Vendimi është marrë pas shpërthimit të “Bird Box Challenge”, që vjen nga një film i Netflix ku protagonistët lëvizin me sy mbyllur për të shpëtuar jetën. Trendi i përhapur në rrjetet sociale shkaktoi disa incidente ndërsa një djalë nga Utah u aksidentua me makinë pasi po e ngiste me sytë e mbyllur. Gjatë viteve të fundit, janë regjistruar disa sfida të tilla që kanë shkaktuar probleme të rënda shëndetësore dhe viktima.