Politikë

Yuri Kim: Të mos stepemi ndaj armiqve të drejtësisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë deklaron se nuk duhet ndalur para atyre që nuk duan drejtësi. E njohur për mbështetjen e procesit të Reformës në Drejtësi, Yuri Kim e cilëson me shumë rëndësi për integrimin e vendit. “Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet që t’i evitojmë pengesat, të kërkojmë zgjidhje praktike dhe të mos dorëzohemi përpara atyre që nuk duan drejtësi” – shkruan Kim në rrjete sociale.