Rajoni

Zaev: Arrihet marrëveshja mes biznesit e sindikatave për rritjen e pagës minimale në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se u arrit marrëveshje mes biznesit dhe sindikatave për rritjen e pagës minimale në Maqedoninë e Veriut. Në të ardhmen, ajo do të jetë 14 mijë e 500 dinarë ose 29 mijë lekë në muaj. Aktualisht është 12 mijë e 507 dinarë. Zaev nënvizoi se shpreson që deri në fund të mandatit të tij të arrijë objektivin që paga minimale të llogaritet 16 mijë dinarë ndërsa ajo mesatare 30 mijë.