Rajoni

Zaev: Dakord për Vetting-un, por të mos mbetemi pa gjykata!

Kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, pas promovimit të platformës “financa të hapura”, ka komentuar edhe idenë për vetting në gjyqësor. Zaev theksoi se Vetting-u duhet të realizohet, dhe jo vetëm në gjyqësor por edhe në institucionet tjera, mirëpo, sipas tij, shteti duhet të sigurohet nëse ka kapacitete e duhura për kryerjen e këtij procesi.