Rajoni

Zaev shpëton nga akuzat për korrupsion

Gjykata Penale e Shkupit rrëzoi akuzat ndaj Kryeministrit Zoran Zaev për mitmarrje, të cilat vetë Shefi i Qeverisë së Maqedonisë i kishte hedhur poshtë me forcë, si të motivuara nga VMRO-DPMNE/ja “Jam i lumtur që arrita ta provoj pafajësinë. Drejtësia u vu në vend”, – ishte komenti i Zaevit. Aktpadia përmendte marrjen e një rryshfeti prej 200 mijë eurosh, për të ndihmuar një biznesmen nga Strumica, të privatizonte një tokë publike.