Rajoni

Zaev:”Maqedonia fqinje e mirë në rajon”

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ishin kryefjala e Kryeministrit të Maqedonisë gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Zoran Zaev tha se muajt e fundit, Qeveria që ai drejton ka promovuar një qasje të re ndaj vendeve fqinje duke treguar aftësi për të kapërcyer çështjet e pazgjidhura. Duke theksuar rëndësinë e paqes në botë, Zaev shprehu bindjen se sfidave të përbashkëta do t’i përgjigjen me zgjidhje po të përbashkëta.