Showbiz

Zayn Malik i këndon sërish Gigi-t në këngën e re

Lidhja e tyre 3-vjeçare ka patur uljet dhe ngritjet e saj por së fundmi duket se gjërat po shkojnë shumë mirë për çiftin e famshëm Zayn Malik dhe Gigi Hadid.

Së fundmi modelja 25-vjeçare ka ndarë një foto të rrallë në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke u përkëdhelur me të dashurin e saj ndërkohë që shprehet se është e lumtur që po rikthehet në shtëpi aty ku gjendet personi i zemrës.

Ish pjesëtari i “One Direction” në projektin e tij të fundit muzikor “Fingers” i këndon sërish dashurisë që ndjen për Gigi Hadid, sa e parezistueshme është ajo dhe sesa shumë u lëndua kur ata u ndanë në muajin maj.