Showbiz

Zbulohen sekretet e One Direction

Pyetja më e madhe e ngritur në mediat rozë për 6 muajt e kaluar ka qënë se cila do të jetë e ardhmja e One Direction. Lajmi i hidhur është se grupi nuk do të kthehet më së bashku por sot janë zbuluar planet sekrete për 4 anëtarët.

Mund të jetë surprizuese por është Niall Horan, anëtari i parë që do të publikojë muzikë “solo”. Burime të “The Sun” raportojnë se Niall ka nisur negociatat për të firmosur një kontratë “solo” me studion prodhuese të Simon Cowell, “Syco”. Ai do të menaxhohet nga “Modest”, e njëjta kompani që qëndron pas suksesit të One Direction.

Ndërsa përsa i përket Louis Tomlinson ai po planifikon një rrugë krejtësisht ndryshe, atë të prezantimit dhe prodhimit televiziv.

Liam Payne është i vetmi që ka vendosur të shkëputet nga gjithçka dhe që ka mbetur pa menaxhim edhe pse disa burime raportojnë se ai po provon një të ardhme në Amerikë.

Harry Styles momentalisht është i fokusuar në kinematografi dhe sa i përket muzikës do nisë bashkëpunimin me “Universal”.