Showbiz

Zbulohet lidhja e re e Emma Watson

Hermiona e “Harry Poter” është parë duke shijuar një darkë me një mashkull misterioz në restorantin “Spotted Pig” në New York.

Pak kohë më parë indetiteti i këtij mashkulli ishte i panjohur por tani u zbulua. Ai quhet Cole Cook dhe është vëllai i këngëtares së famshme Alicia Keys.

Ai është drejtuesi i një agjencie krijuese të quajtur “Timeless Eye” së bashku me bashkëshortin e Alicia Keys, Swizz Beatz.

Nuk dihet kur ka qenë periudha që ata kanë filluar të dalin me njëri-tjetrin, pasi Emma ka dashur ta mbajë jetën personale larg vëmendjes së publikut.

Para lidhjes me Cole, Watson ka pasur një lidhje 2-vjeçare me William ‘Mack’ Knight. Ajo gjithashtu ka qenë me Chord Overstreet për një periudhë të shkurtër kohore.