Bota

Zelanda e Re u rikthehet masave të izolimit

Zelanda e Re ka raportuar për rastet e para lokale të infektuara me koronavirus në 100 ditët e fundit. Pas 4 rasteve në Auckland, kryeministrja e vendit Jacinda Ardern, ka njoftuar se nga mesdita e së mërkurës, Auklland do të kalojë “në nivelin e tretë” të izolimit, deri në mesnatën e së premtes. Ky vendim nënkupton që secilit i kërkohet të punojë nga shtëpia, ndërsa hapësirat publike, restorantet dhe bizneset po ashtu do të mbyllen. Zelanda e re është një nder vendet më pak të prekura ne botë nga Covid-19.