Rajoni

Zëvendëskryeministri i Kosovës i infektuar me COVID-19

Pas kryeministrit Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj njoftoi se është infektuar me COVID-19. Pasi rezultoi pozitiv, numri dy i qeverisë së Prishtinës hyri në izolim 2-javor në shtëpi. Nga 13 marsi, në Kosovë numërohen mbi 9 mijë raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë ndërruar jetë dhe rreth 5 mijë u shëruan. Ndërkaq, në botë ka shkuar në rreth 18 milionë e 300 mijë totali i të prekurve e në 694 mijë i viktimave.