Aktualitet

Zgjedhje në Komunitetin Mysliman, Bruçaj mes dy sfidantëve të rinj

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më 2 mars do të zgjedhë kryetarin e ri. Kreu aktual Skënder Bruçaj do të kandidojë për një mandat të dytë. Përballë Skënder Bruçajt për momentin i vetmi sfidant që ka dorëzuar aplikimin, së bashku me platformën, është imami i xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahu, i cili ka studiuar për teologji në Arabinë Saudite. Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga mbyllja e afatit për dorëzimin e aplikimeve, mësohet se edhe myftiu Tiranës, Ylli Gurra, me gjasë mund të futet në këtë garë.