Politikë

“Zgjedhjet janë mbrapa derës”, zbardhen porositë e Bashës për Kryesinë e PD-së

Pas kthimit nga Vjena, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje strukturave që të mobilizohen, pasi, sipas tij, zgjedhjet janë mbrapa derës. Këtë porosi Basha e dha sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Basha tha se pika e parë e rendit të ditës së mbledhjes është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve. Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës. Ndërsa pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD.