Politikë

Zgjedhjet në Dibër, PD-ja i kërkon informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, sa i takon zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK. Nëpërmjet një letre, selia blu kërkon trasferimin e hetimit te SPAK, me argumentimin se është i faktuar bashkëpunimi në grup të strukturuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve. PD i kërkon Prokurorisë së Dibrës informacion për gjendjen e procedimit penal, nëse aktet i kanë kaluar SPAK, si edhe njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.