Sport

Zhvillohet sot ndeshja e bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

Në Stadiumin Kombëtar “Air Albania”, në orën 18:00 zhvillohet ndeshja e bamirësisë: “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 e yjeve të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë një përfaqësuese të vetme, edhe me shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Të ardhurat nga përballja e legjendave do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit.