Showbiz

ZinZin “zhgënjen” fansat

Reperi shqiptar, Noizy, është shndërruar në një “fabrikë” të vërtetë duke publikuar çdo të premte këngë të re. Ndërkohë që ditën e djeshme, fansat ishin në pritje të projektit më të ri muzikor, reperi ka bërë një lajmërim zyrtar, përmes së cilit ka njoftuar se kënga do të publikohet të premten e ardhshme.

Sipas Noizy-t, arsyeja pse ai ka vendosur të mos e publikojë këngën me titull “The Baddest” ështe se preferon t’u japë pak më hapësirë këngëve.

“Kënga është online në “thisisnoizy” por kemi vendosur t’u japim pak hapësirë këngëve. Arsyeja është sepse kënga e radhës “The Baddest” është një këngë e shumëpritur nga të gjithë. Prandaj duam ta shtyjmë edhe 1 javë që t’ju marrë pak më shumë malli. Ju dua”, shkruan në postimin e bërë në rrjetet sociale ZinZin.

Duket se ky lajmërim ka “zhgënjyer” paksa fansat e këngëtarit, të cilët po prisnin me padurim suksesin e radhës të reperit të tyre të preferuar.