Aktualitet

Zjarr masiv në Luginën e Përroit të Kasharajt në Lushnje

Sot u regjistrua një tjetër vatër zjarri në Lushnje në vendin e njohur si Lugina e Përroit të Kasharajt. Zjarri ka djegur bimësi dhe plantacione me drufrutore. Po ashtu rrezikon një banesë, ndërsa vijon puna nga zjarrfikësit për të shuar vatrën. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se prej 3 Marsit, janë regjistruar 69 vatra zjarri duke e bërë situatën të pazakontë. Sipas tij, “autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve”.