Bota

Zjarr në Japoni, dhjetëra viktima e të lënduar

24 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pas një zjarri, në dukje të qëllimshëm, në një studio të animuar në Kjoto, të Japonisë. Mediat lokale citojnë policinë që thotë, se një person kishte hyrë në studio, hodhi naftë dhe më pas i vuri flakën. Disa persona ende mungojnë në apel. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime.